Çmim i veçantë për të fortin e Kosovës! Ky është babai i tij!
Komuna e Vushtrrisë mburret që ka sportist të sporteve ekstreme dhe që po mahnit të gjithë me ngritjen e peshave të rënda, njëherësh ndal me duar edhe veturën pavarësisht se sa i jep gaz. Ky është Bujar Muli, të cilin Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur sportist të vitit 2018 për sporte ekstreme.
“Sportisti i vitit 2018. Për rezultate të jashtëzakonshme në peshëngritje ekstreme”, shkruan në mirënjohje. Në mungesë të Bujarit, çmimin e ka pranuar babai i tij, Ferati. Çmimin ia dorëzoi nënkryetari i KK të Vushtrrisë, Besim Muzaqi. “Falënderimi i takon Zotit për çdo sukses që po ma dhuron.
Sportist i vitit në Peshëngritje ekstreme
Këta janë dy personat që me përkrahen më së shumti babi im Ferat Muli dhe Besim Muzaqi (trajneri im).