Claxton dhuron një goditje ‘vrasëse’ në debutimin e tij në MMA
November 7, 2017
0 comments
Share

Claxton dhuron një goditje ‘vrasëse’ në debutimin e tij në MMA

Luftëtari Tywan Claxton ka dhuruar një nga goditjet vrasëse në debutimin e tij MMA (Artet Marciale Mikse), duke fituar shumë shpejt ndeshjen e tij.

Tywan Claxton ka bërë një debutim fantastik në MMA, në eventin e njohur si Bellator 186.

Luftëtari i kategorisë ‘featherweight’ ka dhuruar një goditje vrasëse qysh në raundin e parë, duke nokautuar kundërshtarin e tij.

Calxton la me gojë hapur të gjithë spektatorët me goditjen fluturimthi me gju që i dha kundërshtarit të tij, Johnny Bonilla-Bowman, në sallën Jordan Center.

Johnny Bonilla-Bowman përfundoi pa ndjenja në tokë!

Vetëm pas 90 sekondash në debutimin e tij, amerikani kërcen në ajër, kapën kokën e Bonilla-Bowman dhe e hedh në tok me një goditje të fortë me gjurin e majtë.

Ai e dinte se lufta ishte e gjatë dhe filloi festimet e tij, para se gjyqtari u hodh për të përfunduar përballjen pasi në rast vazhdimi mund të kishte fatalitet.

Claxton, i cili njihet ndryshe si ‘Speedy’ apo ‘I shpejti’, tani ka një fitore profesionale nën rripin e tij në MMA.

Ai mban një rekord amator me shtatë fitore, 0 humbje dhe 0 barazime në karrierën e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *