Cila është surpriza e Anthony Joshua për ditëlindje?
October 16, 2018
0 comments
Share

Cila është surpriza e Anthony Joshua për ditëlindje?

Kampioni i boksit në peshë të rëndë Anthony Joshua ka festuar 29 vjetorin e tij mbrëmjen e së martës me një tortë gjigante prej çokollate, fishekzjarrë, miq të mirë dhe familja.

Kaq i ka mjaftuar “luanit” të ringut për të qenë i lumtur në këtë ditë të veçantë, teksa shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur në të gjitha fotot e postuara në “Snapchat”.

Jo vetëm i lumtur por edhe simpatik është dukur Joshua me këmishën e bardhë dhe syzet transparente.

Po shijon pushimin pas mundjes së Povetkin me k.o deri sa të vijë sfida e radhës që mund të jetë në Prill ndaj Jarrell Miller në New York.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *