
Chisora do të përballet me një shqiptar
Dereck Chisora ka vendosur që të rikthehet përsëri në ring, pas disfatës që pësoi ndaj Dillian Whyte.
Chisora pritet të rikthehet në ring më 20 prill të këtij viti, dhe përballë do të ketë një boksier shqiptar.
Senad Gashi do të jetë ai i cili në ‘02 Arena’ do të mundohet t’ia shkaktojë Chisoras humbjen e parë në vitin 2019.
Plani i Eddie Hearn kishte qenë që Chisora të përballej me ish kampionin e WBO, Joseph Parker, por planet nuk shkuan siç u mendua.