ÇFARË ËSHTË DIETA KETO DHE A DUHET TA PROVONI ATË?
June 29, 2017
0 comments
Share

ÇFARË ËSHTË DIETA KETO DHE A DUHET TA PROVONI ATË?

Kohët e fundit, po shtohen zërat përsa i takon dietës ketogjenike ose e thënë ndryshe “Dieta Keto”, e cila ka marre lavdërime pafund nga atletët më të mirë (psh LeBron James) pasi është një dietë e varfër në karbohidrate dhe e pasur në yndyrna të mira dhe ofron shumë energji.

Ideja është që duke marrë sasi të larta yndyre, sasi të moderuara proteinash dhe shumë pak karbohidrate, trupi kalon në ketosis ose thënë ndryshe në gjendjen metabolike, në të cilën trupat ketone (yndyrna si molekula) bëhen burimi kryesor i furnizimit në vend të glukozës.

Si mund të përkthehet kjo në një dietë ditore? Ndërsa planifikoni ushqimet, synoni të merrni 70-75% të kalorive nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat, dhe 5-10% nga karbohidratet. Pothuajse ju lejohet të përdorni gjithçka, ushqime të papërpunuara – të cilat janë të pasura në yndyrna dhe proteina, me shumë pak karbohidrate komplekse. Ushqimet me nivel të lartë karbohidratesh janë plotësisht të përjashtuara, kështu që thuajini lamtumirë drithrave, patateve, bishtajoreve, shurupave, tortave, frutave, madje edhe qumshtit. Pse do thoni ju? Mbështetësit e dietës Keto vënë në dukje se kanë zbuluar se atletët që ushqehen me nivel të ulët karbohidratesh dhe të lartë të yndyrnave, djegin më shumë yndyrna gjatë stërvitjes së tyre duke e krahasuar me kolegët e tyre që ushqehen me karbohidrate.

Uau, tingëllon mirë, apo jo? (Hëm, përveçse për atë pjesën as dhe një bulmet dhe ëmbëlsirë).

Në zanafillën e saj nuk ishte e parashikuar për rënie në peshë.

Edhe pse dieta Keto është përdorur për humbjen e peshës dhe për të ndihmuar sportistët që të kenë më shumë rezultate, fillimisht nuk ishte menduar për asnjë nga të mësipërmet. Përkundrazi, u krijua në fillimet e shekullit 20 për të ndihmuar fëmijët me epilepsi për të kontrolluar përmasat e tyre. Sipas Paul Salter, përpara se të prezantohej dieta Keto shumë pacientë epileptik ishin këshilluar të agjëronin, por kjo kishte sjellë shumë vështirësi për shumë prej tyre. “U zbulua që duke ngrënë sasi të larta yndyrnash dhe të ulta karboidratesh, prodhohet i njëjti ndryshim metabolik si në rastin e agjërimit, që do të thotë prodhim në rritje nga mëlçia i tre molekulave (trupave ketone) acetone, β-hydroxybutyrate dhe acetoacetate” thotë Salter.

Ende sot ekspertët e kanë të paqartë se përse kjo gjë ndihmon, por për momentin, kjo gjë funksionon. Popullariteti i saj po i tejkalon dietat e tjera. Dieta Keto kërkon një sasi të ulët karboidratesh, por është ok pasi u lejon atyre që e ndjekin të marrin sasi më të larta yndyre dhe mesatare proteine. Në fakt, kjo dietë po bëhet shumë popullore tek njerëzit që janë aktivë dhe mbipeshë. Si shumë dieta, ato të cilët nuk e ndjekin në mënyrën e duhur mund të dekurajohen nëse nuk shohin rezultatet e pritshme. “Gabimet e zakonshme përfshijnë, mos uljen e sasisë së karbohidrateve në nivelin e duhur, konsumimin e shumë proteinave, kohëzgjatja jo e mjaftueshme e dietës (ka një periudhë përshtatjeje 4-6 javë), dhe përfshirja jo e duhur rregullisht e karbohidrateve në ushqimet javore,” shpjegon Salter.

Mund të rrisë energjinë tuaj – por kërkon shumë përpjekje. Joshua Shadle, themelues dhe CEO i Fuelary, përdori dietën Keto ndërsa stërvitej për triathlon. “Mu desh të përqëndrohesha shumë në muajt e parë ndërsa trupi im po kalonte në fazën e djegies së yndyrnave, pasi kalova simptoma si të gripit. Por, pastaj mu sygjerua që të shtoja sasi plus sode (të ndihmon me humbjen e ujrave gjatë zbatimit të dietës) dhe kjo gjë më ndihmoi vërtet” thotë ai. Sapo kaluan simptomat e përkohshme, Shadle thotë që ai vuri re një rritje të madhe energjie, e cila e ndihmoi që të humbiste ato 5kg që i duheshin.

Ndihmon në shkatërrimin e yndyrës. “Duke shmangur karboidratet dhe minimizuar sasinë e proteinave që konsumoni në ditë, ju me sukses ulni sasinë e sheqerit në gjak si dhe insulinën, gjë e cila çon në humbjen e peshës” thotë Westin Childs; Ph.D. Matt Sauerhoff, pronar dhe krijues i Metodës LIV, thotë që kundrejt karbohidrateve dhe proteinave, që përmbajnë 4 kalori për gram, yndyrnat përmbajnë 9 kalori për gram dhe kjo ju jep më shumë energji për gram, duke e bërë më të thjeshtë kontrollin e urisë dhe ju bën të ndiheni më të motivuar për tu stërvitur. Një dietë me sasi të larta karbohidratesh nga ana tjetër rrit nivelet e glukozës në gjakun tuaj dhe shënon sekretimin e insulinës, e cila mund të çojë në depozitimin e yndyrës dhe më shumë gjëndje plogështie.

Kjo dietë nuk është për ata që urrejnë të planifikojnë. Salters paralajmëron që ndërsa kjo dietë mund të jetë efektive, nuk është për gjithkënd. “Ata të cilët janë plotësisht të përqëndruar në një aktivitet me intensitet të lartë, lëvizje anaerobike mund të përfitojnë më shumë duke ndjekur një dietë me nivel të lartë karboidratesh, sepse lëvizjet me intensitet të lartë mbështeten rëndshëm në fuqinë dhe forcën e karboidrateve” thotë ai.

Nuk mund të jetë gjithashtu një ide e mirë dhe për ata që urrejnë të planifikojnë më përpara. Salter del në këtë konkluzion, që përveçse kufizimeve që ju duhet të mbani mirë në mendje, hidratimi nënvlerësohet kur bëhet fjalë për këtë dietë. Kjo gjë çon në rezultatin që njerëzit të heqin dorë para kohe prej saj (pa harruar që dehidratimi mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj).

Kështu që, çelsi është përgatitja. “Kufizimi i vazhdueshëm i karbohidrateve çon në shterim të depozitës së glykogjenit në muskuj. Dhe për çdo gram glykogjeni të humbur, rreth 3 gram ujë humbasin” thotë ai. Kështu që, sigurohuni të keni gjithnë një shishe ujë me vete dhe më e rëndësishmja sigurohuni të merrni sasinë e duhur të ujit gjatë ditës.

Në fund të ditës, gjithçka varet nga ju. Sigurisht, ka disa efekte anësore dhe nëse shfaqet ndonjë tek ju, ju nuk duhet ta ndiqni dietën Keto (përfshirë këtu dhe nëse jeni shtatëzanë ose keni bërë ndërhyrje kirurgjikale gastritis). Por, disa trajnerë personalë, si Sauerhoff, mendojnë që është më mirë të shmanget dieta KETO dhe të synohet për një dietë të mirë barazpeshuar.

Rregulli i artë: “Mundohuni të jeni të kujdesshëm për sasinë dhe cilësinë e ushqimeve që po konsumoni dhe të rrini sa më larg ushqimeve të përpunuara” thotë ai. Dhe në fund të ditës, këshillohuni me doktorin tuaj dhe mundësisht një ekspert ushqimi për të përcaktuar planin ushqimor që ju përshtatet më mirë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *