ÇFARË DO TË THOTË TË JESH INSTRUKTOR FITNESI PROFESIONIST
August 19, 2017
0 comments
Share

ÇFARË DO TË THOTË TË JESH INSTRUKTOR FITNESI PROFESIONIST

Për të qenë pjesë e kësaj industrie në standartet e duhura duhet të njohësh e të respektosh etikën e sjelljes dhe drejtimit në atë që bën. Ashtu siç kërkohet të respektohen rregullat nga klientët, ashtu edhe ju duhet të ofroni një shërbim me standarte të larta.

Si instruktorë fitnesi duhet të jeni të qartë për përgjegjësitë dhe kufinjtë e kualifikimit dhe rolit të punës suaj. Klientët zakonisht e besojnë këshillën e një profesionisti fitnesi, por është thelbësore që ju si instruktorë t’i përmbaheni qëllimit të punës dhe limiteve ligjore. Çdo lloj pyetje që është jashtë kompetencave tuaja, duhet t’i referohet një profesionisti (psh: doktorë, fizioterapistë, osteopathë, terapistë masazhi, nutricionistë etj). Të tejkalosh qëllimin e praktikës suaj është e papërgjegjshme dhe joetike.

 

 

POR, CILA ËSHTË SJELLJA E DUHUR PROFESIONALE

1. Vishni rrobat e duhura – veshje sportive, që mund të jetë një bluzë me jakë polo dhe pantallona sportive të pastra e të rregullta, atlete dhe çorape, jo bizhuteri, perveç unazës së martesës apo vëthëve me mbërtheckë (femrat).

2. Respektoni orarin.

3. Sigurohuni që ambjenti dhe pajisjet janë të pastra dhe higjenike.

4. Tregoni kujdesin e duhur ndaj klientit.

5. Sigurohuni që personi është i mirëpritur, i sigurtë dhe ndihet rehat në ambjentin tuaj.

6. Mos i gjykoni njerëzit me herën e pare dhe përqaseni klientin me mendje të hapur.

7. Promovoni të drejtat për çdo njeri që i drejtohet aktivitetit fizik, pamvarësisht moshës, seksit, aftësisë fizike, profesionit, etnisë, ngjyrës apo prejardhjes së tij. Të gjjithë duhen trajtuar me respekt dhe si të barabartë.

8. Komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të mirë me klientin dhe nëse kërkoni që ai klient të kthehet përsëri tek ju. Fytyra dhe gjuha e trupit tuaj tregojnë gjithçka.

9. Dëgjoheni klientin pa e ndërprerë dhe duke e parë në sy. Tregojini gadishmërinë dhe që jeni aty për ta dëgjuar e ndihmuar.

10. Zbuloni kërkesat e tij dhe njihuni me historikun e tij rreth aktivitetit fizik të mëparshëm, në mënyrë që ta keni më të lehtë për të planifikuar seancën për të.

11. Rekomandoni vetëm ushtrime që janë të nevojshme dhe të duhurat për klientin.

12. Mos i bëni diagnozën klientit.

13. Punoni vetëm brenda perimetrit të limiteve tuaja profesionale.

14. Mos thoni gjëra të rreme për një ushtrim.

15. Kuptoni se kur duhet ta referoni klientin tek nje profesionist (i përmendëm më sipër).

16. Krijoni një network mbështetës me profesionistë të tjerë fitnesi, në disiplina të tjera, që të mund të referoni klientët tuaj.

17. Mos gjykoni, kur ju pyesin për profesionitë të tjerë fitnesi. Të gjithë kanë nevojë për njëri-tjetrin. Edhe profesionistët.

18. Respektoni privatësinë e klientit.

19. Mos i diskutoni të dhënat personale të klientit me një trajner tjetër.

20. Klientët shpeshherë mund t’ju japin informacione, të cilat nuk do të donin t’i ndanin me të tjerët, prandaj privatësia është thelbësore.

21. Sigurojeni klientin që të dhënat e tij janë të sigurta dhe do të jepen vetëm me lejen e tij.

22. Mbështeteni klientin për të ndërmarrë hapat e pare drejt një jete aktive.

23. Instruktoret duhet ta vendosin veten në vendin e klientit dhe të kuptojnë këndvështrimin e tyre.

24. Ka shumë diskutime rreth prekjes së klientit gjatë seancës. Prekja është një gjest nganjëherë I nevojshëm në rolin si instruktor fitnesi, por është jetësore të kërkohet leja e klientit që në fillim, në mënyrë që të mos krijohen keqkuptime. Ju duhet të kuptoni dhe të respektoni faktin se të drejtat mund të shkelen dhe ju NUK duhet të jeni gjykues asnjëherë me klientin.

Ka shumë individë, që nuk kthehen më në një palestër pas prezantimit të pare. Prandaj është thelbësore që të kuptohet se si duhet të motivohen këta njerëz, në mënyrë që t’i drejtohen jetës active e të bëhen pjesë e një programi stërvitor. Duhet të fokusoheni më shumë tek individi, tek ai që i jep vlerë punës suaj.

Ju duhet të jeni gjithmonë në lartësinë e duhur, duke krijuar një konkurencë të ndershme dhe duke i dhënë kuptimin e duhur punës që bëni. Dhe puna që ju bëni, ashtu si edhe puna që ne bëjmë është një nga punët më të bukura e që të dhuron kënaqësi të jashtëzakonshme, sidomos kur sheh që pozitiviteti yt i ndriçon ditën dikujt, kur motivimi yt i bën të çohen nga vendi dhe kur lodhja dhe koha që i ke kushtuar jep në fund frytet e saj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *