CAMI: KAMPIONI QE NUK NGOPEJ ME TITUJ BOTEROR
February 18, 2019
0 comments
Share

CAMI: KAMPIONI QE NUK NGOPEJ ME TITUJ BOTEROR

Ju jeni kampion Europe në një sport që kohët e fundi po lulëzon shumë. A mund të na flasësh pak rreth vetes tuaj?

Përshëndetje. Është me të vërtetë kënaqësi dhe njëkohësisht privilegj që të intervistohem nga një gazetë që pasqyron cdo muaj elitën e vlerave Dibrane. Unë kam lindur më 15 dhjetor 1979 në fshatin Tërbac të rrethit të Bulqizës.Që në moshën 11 vjecare fillova të stërvitesha në sportin e boksit duke u frymëzuar nga personazhet e njour të filmave. Në viti 1996 si shumë moshatarë të mi emigrova në shtetin Grek dhe tre vite më vonë fillova arsimin e mesë. Unë jam i martuar kam një vajzë dhe prej vitit 1999 jetoj me gjithë familjen në Greqi. Jam i lumtur që kam një familje dhe njerëz  që më duan edhe që më respektojnë si në shtetin grek ashtu edhe në vendin tim.

-Nga të erdh ideja që të të bëheshe sportist?

Sic e thash edhe më parë që në moshën 11 vjecare fillova të stërvitesha në boks. Filmat ishin frymëzimi im ku unë merrja spunton e parë. Në vitin 1999 u pëlqeva nga dy trajner grek Kosta Jaikimidhis dhe Dhimitri Dhimitriu që më ofruan në ekipin e Pireut. Më pas u stërvita nga Angelo Stamitiadhis. Kështu nisi rrugëtimi im në këtë sport që sot është bërë profesion për mua.

-Si vazhdoi ky rrugëtim deri në ditët e sotme?

Fillimisht fillova si amator duke u renditur në vendin e parë, më pas në vitin 2003 kalova në Kikboksin profesionist.Në vitin 2003-2004 u shpalla kampion i Greqisë në peshën 70  Kg. Në vitin 2005 mora titullin kampion në K1 në kampionatin ballkanik në Athinë në peshën 72 kg. Në vitin 2006 u shpalla nënkampion Europe në Butapest të Hungarisë dhe sërish në 2007 nënkampion në Greqi. Në vitin 2009 u ndesha në federatën MMA duke u bërë sërish kampion grëqie. Në vitin 2015 në evenimentin e quajtur Santa sërish për të shumtën herë u bëra kampion i turnout në peshën 75 kg. Ndërsa ,ë datë  4 qershor  2016  u shpalla kampion Europe në peshën 75 Kg në Petrich të Bullgarisë gjithmonë për ngjyrat Kuq e Zi. Ndërsa ndeshja më e rëndësishme për mua do të jetë në 22 dhjetor 2018 në pallatin Feti Borova të kompleksit Dinamo në Tiranë për kampion bote. (Ndeshje kjo e fituar nga ai)

 

-Një djalë Dibre kampion Europe. Si ndihesh për këtë fakt?

Unë më shumë ndihem krenar që jam Dibran pastaj ndihem mirë që jam kampion. Dibra më lindi, më rriti dhe më bëri kampion.  Mencuria, bujaria, mikpritja Dibrane janë prej shekujsh kanë qenë shembull për të gjithë. Ne jemi njerëz punëtorë dhe në të gjitha fushat këmi pasur sukses në të gjithë botën. Unë jam njëri prej këte njerzish që kam punuar fort dhe kam pasur këtë sukses. Cdo I ri duhet të ndjekë ëndërrën që  më vonë ta bëjnë realitet atë.

-Kush është mardhënja juaj me Dibrën?

Ehhh. Të thuash që nuk më mungon Dibra gënjej. Ka 20 vite që jam larguar edhe malli për të kurrë nuk më është shuar. Mundohem të vij shpesh, të vizitoj fshatin tim, Bulqizën, Peshkopinë. Cdo ditë ajo ndryshon por ca është e vërteta ai vend meriton shumë më shumë. Ao njerëz puntorë meritojnë tu shiten produktet, meritojnë të kenë një investim në rrugë dhe në aspekte të tjera. Bulqiza dhe bulqizakët duhet të jenë më të pasurit e europës por fatkeqësisht ndodh krejt e kundërta. Ata po lënë kokën në minierë dhe kjo nuk është e drejtë. Ne të gjithë duhet të lobojmë fort që dicka të ndryshojë në Dibrën tonë të dashur.

-Përvec ndeshjes së rëndësishme që do bësh në dhjetor, ke ndonjë plan tjetër i joti?

Plane kam shumë në fakt.  Së shpejti do të hap një palestër në qytetin e Durrësit ku me lejen e zotit do ushtroj këtë sport. Mendoj që do të ketë interes sepse ky sport është mjaftë I bukur. Sigurisht që nuk do lë pas dore edhe ndeshjet e mia.

-Nga se frymëzohesh?

(qesh) Pasioni miku im. Ai është motori I energjive të mia. Jo vetëm tek unë por tek cdokush që ka një pasion të caktuar frymëzohet vetëvetiu.

-Vjen shpesh në Shqipëri?

Mundohem që të vij sa më shpesh që të jetë e mundur. E dua Shqipërinë po aq sa Dibrën. I dua ngjyrat kuq e zi dhe për atë flamur do të luftoj në cdo ndeshje timen. E kush është ai që jeton jashtë edhe nuk e merr malli për vendin e tij të lindjes? Unë këtu kam shumë miq, familjarë dhe pushimet I kaloj kryesisht në vendin tim.

-A mendon se të rinjtë e sotëm janë më aktiv se në kohën tënde?

Koha ime ishte ndryshe. Shqipëria ishte ndryshe atëherë. Unë jam I bindur që në të dy kohët një gjë nuk ndryshon. Puna e pakursyer do të sjellë suksesin. Në qoftë se të rinjtë ecin me këmbë në tokë, pa euforizma të mëdhe dhe punojnë për talentin e tyte në heshte suksesi do të bëjë zhurmë për cdo kënd.

-Kush është Tiku jashtë sportit?

Familja për mua si dhe për cdokënd mendoj është gjëja më e cmuar. Vajza si për cdo prind është pika e dobët. Unë jam një njeri I thjeshtë. Jam popullor me cdo kënd, kushdo qoftë ai. Përpiqem që të jem i thjeshtë me të gjithë dhe të gjithë.

-Cfarë do doje ndryshe në Dibër?

Dua të ketë më shumë punë. Të ketë rrugë dhe të ndihmohen njerëzit. Dibra ka potenciale të jashtëzakonëshme  natyrore. Sigurisht që Rruga e Arbërit është gjëja kryesore që të gjithë mezi e presim. Kemi shpresa që së shpejti të udhëtojmë më shpesh në Tiranë. Të ketë investime në të gjitha fushat ku ka nevojë për investim.

-Do thoje dicka për Dibranët që do ta lexojnë intervistën?

Dua që të falenderoj ty, si një i ri që merr inisiativa kaq të bukura, gazetën Rruga e Arbërit si një zë I fortë në promovimin e vlerave të Dibrës. Dibranët janë njerzit më punëtorë në vend dhe kjo gjë  është vëetëtuar me kohë. Unë kam dhënë disa intervista si në Greqi edhe këtu por është më bukur kur jap intervistë për një patriotët e mi. Ju dua të gjithëve dhe do përpiqem me sa mundem të jem pranë tyre. Zoti i ruajt Dibranët. Zoti e bekoftë Dibrën. (Dibraon.com)

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *