Butrint Ejupin, nuk e përkrahë Kosova, ai merr ftesë nga kombëtarja angleze
Kampioni i Kosovës në sportin e Taekwondos, Butrint Ejupi, më 29.07.2019 ka fituar medaljen e arit në turnirin UTC LONDON OPEN në Londër me klubin anglez Premier Taekwondo.
Pas kësaj gare, Ejupi ka marrë ftesë nga kombëtarja e Anglisë për ta përfaqësuar atë në garat e tjera, ndërsa vlen të theksohet se Butrint Ejupi e kishte përfaqësuar Kosovën si 17 vjeçar në kampionatin botëror në Rusi.
Kjo vjen për shkak të mospërkrahjes së shtetit të Kosovës dhe federatës së Taekwondo për sportistët, gjë që po i detyron ata ta braktisin Kosovën.