Burim Rama ndeshet për titull bote SPF në evenimentin humanitar ICF në Ferizaj
November 20, 2017
0 comments
Share

Burim Rama ndeshet për titull bote SPF në evenimentin humanitar ICF në Ferizaj

Evinimenti humanitaro sportiv – ICF që po zhvillohet më 29.12.2017 sipas organizatorëve pritet të jetë një spektakël i madh pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë sportist të njohur që vijnë nga sportet si KIKBOKSI, MMA e bokser si dhe ushtarët amerikan të Bindstilit. I fundit që ka konfirmuar ardhjen e që do luftoj për titull bote SPF,  është një sportist yll, që u paraqit edhe nëpër evenimentet “Glory’ e që ka edhe disa tituj.

Bëhet fjalë për, Burim Rama, një djalosh 26 vjeçar i cili ka lindur në Kosovë por që është rritur në Suedi. Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se po ndihet shumë mirë që edhe atij iu ka dhënë rasti për të kontribuar për popullin e tij. “Po e ndij vetën shumë mirë që jam tu kontribu edhe unë për një eveniment të tillë humanitar sepse gjithmonë kam pas dëshirë që edhe unë të bëj diqka për vendin tim dhe ja që me ftesë të promotorit Avdyl Salihu dhe organizatorit Mustaf Kicaj kjo mu bë e mundshme dhe ata i falëndero”, tha Rama, duke shtuar se këta të fundit atij në shenjë falënderimi por edhe për sukseset që po i shënon i kanë ofruar që të ndeshet për titull bote në SPF. “Unë ushtroj shumë prandaj edhe kam suksese kudo që paraqitem. Ashtu do jetë edhe për paraqitjen time për tu ndeshur për titull bote dhe dua që këtë ta shfrytëzoj maksimalisht duke fituar këtë ryp. Besoj se deri më 29.12 do jem gati edhe psiqikisht, prandaj ftoj nga tash që sa më shumë të vijnë shikues të më përkahin por edhe ta mbështesin këtë event të madh, pra të kontribojmë të gjithë ngapak”, deklaroi Rama i cili pritet për kundërshtar të ketë garues nga Maqedonia apo Mali i zi.

Ndryshe, ushtron në palestrën e tij të vëllezërve C4 Thaiboxing në Suedi dhe kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje menaxhimi me Maeng HO nga Danimarka. Ai deri më tani ka 54 ndeshje, ku prej tyre 38 fitore (16KO). Ai ka bronz nga IFMA European championship. IFMA Ëorld Cup 2015, bronze si dhe kampion i Suedisë në Muaythai.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *