Burim Rama: Dua të bëhem më i miri në botë
March 6, 2018
0 comments
Share

Burim Rama: Dua të bëhem më i miri në botë

 

Kampioni i botës në Federatën SPF, Burim Rama, është djaloshi i radhës që portali për sportë luftarake “ArenaRing” po zhvillon intervistë ekskluzive. Ai për agjencinë tonë ka treguar se pse filloi të merret me sportet luftarake, ndërkohë që ai gjatë karrierës së tij ka arrit disa rezultate për të respektuar. Kështu synimi i tij kryesor është që të bëhet më i miri në peshën e tij në botë dhe për këtë po stërvit maksimalisht me vëllain e tij Dritonin të cilin e ka edhe trajner kryesor. 27 vjeçari i cili është i lindur në Suedi por me prejardhje nga Koliqi i Kosovës na zbulon se sporti atij i ka ndihmuar shumë në jetë andaj kudo që paraqitet i ka dyert e hapura.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport ?

Rama: Me sportet luftarake kam filluar të stërvitem qysh në moshën 10 vjeçare, sepse qysh në fëmijëri kam qen agresiv dhe trupi im kërkonte aktivitet sportiv. Kështu edhe fillova të stërviti njëherit Taekwondo, kurse më pas edhe me boks si dhe thaiboks.

ArenaRing: Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu ?

Rama: Ushtroj në “C4 Thaiboxning” në Suedi, kurse trajner kam vëllaun tim Driton Rama.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte fillimi i karrierës juaj?

Rama: Në ring në një ndeshje zyrtare jam ngjit pas 2 viteve stërvitje intensive, pra në moshë 14 vjeçare, kurse kundërshtar kam pasur një 25 vjeçar ku edhe e kam fituar pa probleme të mëdha.  Kurse në vazhdim arrita edhe 11 fitore tjera. Ndryshe, prej fillimit të karrierës jam kanën shumë i interesuar për thaiboks veç në rini nuk e kam përdor shumë kokën dhe luftoja pa ndonjë taktik, kurse tani gjithçka analizoj para ndeshjes. Sidomos në 4 vitet e fundit jam koncentruar veç në thaiboks që të jem edhe më i miri në botë.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton

Rama: Në Suedi është i zhvilluar shumë ky sport e sidomos thaiboksi.  Kemi shumë sportistë dhe të gjithë marrin shumë medalje sidomos në IFMA.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Rama: Vendin e tretë ne IFMA World Championship 2015, Kampion botëror ne Federatën SPF 2017 dhe i kam dy ndeshje në GLORY World Series.

ArenaRing: Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvillon përgatitjet?

Rama: Më 21 prill e kam një ndeshje në Danimarkë, kurse kam një ofertë edhe nga Zvicra për muajin shtator. Përgatitjet jam duke i zhvilluar me vëllaun tim në klubin tonë. Momentalisht jam duke ushtruar për forcë dhe më shumë boks sepse këto sende më kanë ndihmuar shumë kohën e fundit dhe pe ndijë vetën më shumë të përgatitur

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Rama: Planet e mija janë që të ndeshem me sportistët më të mirë të globit në peshën time. Kurse dëshira ime është që të futem sërish në Glory  në Welterëeight. Tani për tani i kam dy ndeshje të sigurta më 21 prill ne Danimarkë dhe 22 shtator ne Zvicër.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Rama: Mbështetje kam nga e gjithë familja dhe ata gjithnjë më mbështesin kudo që paraqitem, veqse nëna ime e cila ende nuk po mundet të pajtohet se djali i saj po ndeshet në ring.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqiperi dhe jashtë saj?

Rama: Kam shok që ushtrojmë së bashku, dhe më shumë kam kontakte me djalin e tezes, Advan Cakici (Kampion botëror ne karate), Mustaf Kicaj dhe Ridvan Vllasaliu.

 

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Rama: Ndjenja më e mirë është kur nëpërmjet sportit i hap vetës dyert kudo që paraqitesh me një fjalë të ndihmon shumë në jetë. Më ka jep shumë disiplinë dhe çdo ndeshje më bon njeri më të fort dhe më i mirë. Ma e keqja është qe mundesh mu lëndu.

 

? Shpërndajeni dhe Like – ArenaRing ??

Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni gladiatorët shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen e FB – ArenaRing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *