Burim Aliu me licencë për boksin amator dhe me shume plane për te ardhmen
Kampioni i botës në disa federate, Burim Aliu, po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë pushimin veror edhe atë në vendlindjen e tij në Kërcove duke takuar familjar, miqtë e shokët por nuk po mund te harroj edhe palestrën duke I ndihmuar disa bokserave dhe kikbokserave ne ketë vend. Ai po bashkëpunon me ish kampionin e karatesë dhe kikboksit, Xhemal Elmazi me te cilin po shkëmbejnë përvojat e tyre. Cekim se aty gjendet edhe Enes Palazoski i cili para 2 muajve u shpall kampion i Maqedonisë se veriut ne boksin amator dhe me atë po punohet ne mënyre speciale edhe për periudhën e ardhshme.
Burimi ka 2 vite që është trajner i “Riverside Boxing Basel” ku po stërvit disa kategori, ndërkohe që risi është se ai ka marr licencën për trajner ne Sëiss Boxing. Momentalisht ai ka 2 profi kickboxera dhe 3 fillestarë që mendon te bej karriere me ata, por edhe 6 boksierë. Burimi na njoftoi se me 25 shtator kikboksieri i tij, 2 here kampion i botës Mitat Isteri qe jeton dhe vepron ne Itali do te rikthehet ne ring edhe atë ne Frauenfeld te Zvicres, kurse Shpat Duraku dhe Mustaf Genc do te ndeshesh poashtu ne njëjtin event qe e organizon Skender Shajinaj por ata do te ndeshen edhe ne eventin e madh Enfusion me 23.10.2021 ne Wuppertal te Gjermanisë.
Ai poashtu zbulon se 5 garues te tij do marrin pjese edhe ne nje tunir ne Amatyer ku shpreson shume që minimum 1 do jetë kampion i Zvicrës. Risi është se Burim Aliu po planifikon shume shpejt qe te hap edhe një klub boksit dhe kikboksit ne Kërcove ku edhe do te nxjerr kampionë te ri. Ai poashtu na tregon se bashkëpunon ne Zvicër edhe me boksierin, Ali Adili nga Kërcova qe i ka 54 lufta ne Boks Amater dhe trajnerin e tij, Delo Jahni. Adili do te rikthehet në Ring ne Profi Box shume shpejt.
Ndryshe, Burim Aliu ka një karriere shume te bukur duke zhvilluar 49 ndeshje dhe prej tyre 3 herë u shpall kampion i botës në disa federata, kurse karrierën e përfundoi ne vitin 2019 ne Kërcove. Ai jeton ne Basel se bashku me familjen e tij dhe është një person shume i respektueshëm si ne Maqedoni ashtu edhe ne Zvicër.