Burim Aliu kundër serbit Zovak do kërkon titullin e botës
July 10, 2018
0 comments
Share

Burim Aliu kundër serbit Zovak do kërkon titullin e botës

Agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”, po e zbulon edhe ndeshjen e dytë që do jetë për titull bote e që do të organizohet më 28 korrik në Kërçovë, “Super Pro Fight Night – Uskana1”. Kështu, kërçovari, Burim Aliu do të mundohet që ta bëj për veti këtë rryp që i mungon pikërisht ndaj një kundërshtari nga Serbia i cili quhet Antonio Zovak.

Ky djalosh i lindur në Paq është 24 vjeçar, kurse me sportet luftarake ka filluar të merret në moshën 10 vjeçare ku deri më tani ka pasur 34 ndeshje Kickboksi (12 disfata) dhe 9 ndeshje MMA (3 disfata). Ai gjatë karrierës ka arrit të bëhet kampion i shumëfisht i Serbisë dhe Vojvodinës. Sipas këtij luftuari, një përparësi të madhe shef në atë që është më i lart se Burimi dhe dëshiron ta shfrytëzoj këtë shancën për tu bërë kampion botëror.

Nga ana tjetër, celim se Burim Aliu me prejardhje është nga Kaleshi i Kërçovës por gjithnjë ka jetuar në Bazel të Zvicrës ku edhe ka krijuar autoritetin e tij. Momentalisht ka 35 vjeç, kurse me sportet luftarake është aktiv tani më 15 vite, në boks dhe Kickboks. Gjatë kësaj kohe, Aliu ka zhvilluar 41 ndeshje, ku prej tyre ka vetëm 8 humbje. Ndër titujt që i ka fituar janë, dy herë kampion i Zvicrës, K1 Profi, titulli ndërkombtar dhe vendi i dytë në Kupën e botës. Cekim se ai në karrierën e tij është ndeshur me shumë emra botërore.

Për shkaqe teknike ai u desh 5 vite të pauzoj nga Artet Marciale, por u kthye më i fortë se kurë për tu ndeshur tani për titull bote. Njihet si një luftar i cili është i fuqishëm me goditjet me dorën e djathtë, Lowkick dhe gjunjët. Ai stërit në “Superprocenter” në Bazel, së bashku me Shemsi Beqiri me trajnerin e tyre, Remzi Berisha. Burim Aliu  është shumë i motivuar të ndeshet në vendlindjen e tij dhe pret shumë përkrahje andaj mos hezitoni sepse ku djalosh e meriton këtë.

Ta mbështesim drejt realizimit të synimit të tij, e ajo është titulli Kampion i botës.  Cekim se për titull bote do të ndeshjet edhe 12 herë kampioni botëror, Shemsi Beqiri i cili poashtu për kundërshtar do ketë një sërb, i cili quhet, Dumitrov. “ArenaRing” do tw vazhdoj edhe nw ditët e ardhshme tw paraqes luftëtarët nga ky spektakël i madh, andaj na ndiqni.

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *