Brook rikthehet te fitorja, mposht me “KO” bjellorusin Rabchenko në peshën e re
March 5, 2018
0 comments
Share

Brook rikthehet te fitorja, mposht me “KO” bjellorusin Rabchenko në peshën e re

Boksieri britanik Kell Brook, në debutimin e tij në peshën “super welterheight”, ka mposhtur rivalin bjellorus Sergey Rabchenko, duke fituar titullin kampion të kategorisë ËBC Silver. Një triumf i merituar i boksierit 31-vjeçar, që u rikthyer te fitorja pas dy humbjesh dhe pas gati dy vitesh, duke korrur suksesin e 37-të në karrierën e tij. Dueli i zhvilluar në Shefild të Britanisë së Madhe u ndal në raundin e dytë, me Brook që fitoi me “KO”, duke mos i zhgënjyer fansat e tij. Një e djathtë e fuqishme hodhi në taper bjellorusin, që nuk arriti të reagojë, duke u dorëzuar shumë shpejt.

Kell Brook hedh ne tapet rivalin Rabchenko

Një fitore që erdhi në momentin e duhur për Brook, pas humbjeve radhazi ndaj Golovkin dhe Spence Jr si dhe pas një dëmtimi në sy, që e detyroi të qëndrojë pushim për gati 10 muaj. Boksieri britanik tregoi një formë të mirë dhe reflekse të shkëlqyera ndaj rivalit Rabchenko, i avashtë në ring dhe që për asnjë moment nuk arriti të rivalizojë. Pas këtij duel, Brookm shpreson që të rikthehet në ring në qershor të këtij viti dhe të gjithë presin një duel ndaj patriotit të tij Amir Khan. “Jam rikthyer dhe jam gati për këdo. Ky është paralajmërimi im. Jam rikthyer për të qëndruar gjatë”, tha Brook pas duelit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *