Broner synon titullin kampion, i shpall luftë Pacquiao
November 1, 2018
0 comments
Share

Broner synon titullin kampion, i shpall luftë Pacquiao

Adrien “The Problem” Broner ka postuar sot një video nga stërvitja e tij, duke shkruar se është gati për luftë ndaj filipinasit Manny Pacquiao, në duelin që dy sportistët do të zhvillojnë më 19 janar në Las Vegas. Duel ku Pacquiao do të mbrojë titullin kampion të peshës “welter” në kategorinë WBA. Kjo sfidë ende nuk është zyrtarizuar nga të dy boksierët, por mediat konfirmojnë se marrëveshja është arritur dhe se sportistët kanë kohë që kanë nisur përgatitjet.

Jam gati për luftë”, ka komentuar 29-vjeçar Broner, 10 vjet më i ri në moshë se rivali filipinas. Broner, 33 fitore e 3 humbje në karrierën e tij, vjen në këtë sfidë pas barazimit që arriti ndaj Jessie Vargas në prill të këtij viti, ndërsa Pacquiao numëron 60 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierën e tij të lavdishme.

Në videon që ka publikuar në rrjetet sociale, Broner duket në formë të mirë dhe se po stërvitet me intesitet edhe pse ka ende dy muaj deri në duelin e 19 janarit. Kjo përballje konsiderohet si ndër më të bukurat e viteve të fundit në sportin e boksit, pasi bëhet fjalë për dy sportistë të fortë. Ndaj dhe kjo sfidë pritet të realizojë shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), çka do të kënaqë edhe ekonomikisht dy boksierët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *