Brenda kampit stërvitor të Tyson Furyt
June 11, 2021
0 comments
Share

Brenda kampit stërvitor të Tyson Furyt

Tyson Fury është duke u përgatitur shumë për trilogjinë ndaj Deontay Wilderit që zhvillohet në muajin korrik.

Kampioni i peshave të rënda në wBC do të takohet me amerikanin më 24 korrik, aty ku do të përcaktohet përfundimisht se kujt i takon rripi i artë. Sipas partnerit të tij në stërvitje, Dimtriy Salita, The Gypsy King është më përgatitur se kurë më parë që të takohet me Wilderin në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Se është i gatshëm, e tregojnë edhe disa video të tij që publikuar në rrjetin Instagram, aty ku shihet duke u stërvitur në intensitet të lartë. Tyson duket se dëshiron të marrë edhe një fitore të dytë ndaj Bronze Bomberit, pasi takimi i tyre i parë kishte përfunduar me barazim.

Edhe pse britaniku dëshironte të përballej me Anthony Joshuan për titullin e kampionit të unifikuar në pes at e rënda, kjo nuk iu lejua shkaku që kishte marrëveshje me Wilderin për të zhvilluar trilogjinë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *