Brenda javës merret vendimi për duelin Joshua-Wilder
June 5, 2018
0 comments
Share

Brenda javës merret vendimi për duelin Joshua-Wilder

Eddie Hearn, promotori dhe menanxheri i boksierit britanik Anthony Joshua ka bërë me dije sot se brenda javës do të merret vendimi nëse britaniku do të përballet me rivalin amerika Deontay Wilder, një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda. Menaxheri beson se nga përtej oqeanit do të vijë një përgjigje pozitive, ndërkohë që Hearn ka konfirmuar se ditën e premte ka patur një tjetër takim në Nju Jork me Shelly Finkel, promotorin e Wilder. Ngërçi është vendi se ku do të zhvillohet kjo përballje, me Joshua që insiston se ajo duhet të zhvillohet në Britaninë e Madhe, ku ka më shumë hansa.

Por si data ashtu edhe vendi mbeten ende enigmë për fansat edhe pse stadium “Wembley” mbetet si opsioni më i mirë, ndaj Hearn shpreson që këtë javë gjithçka të zyrtarizohet. “Mendoj se kemi në një pikë të bisedimeve ku kemi kaluar vështirësitë më të mëdha dhe na duhet vetëm të marrim vendimin përfundimtar, që shpresoj të vijë ditët në vijim. Unë jam krenar dhe i lumtur të them se e kam bërë punën time. Tani, fjala e fundit, i takon Wilder dhe stafit të tij”, u shpreh Eddie Hearn për “Sky Sports”. Në rast se nuk arrihet marrëveshja, atëherë Joshua do të duelojë dhe mbrojë titujt ndaj rusit Alexander Povetkin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *