Botërori i xhudos, Shqipëria pa sukses me Çullhaj dhe Vrenozi
September 4, 2017
0 comments
Share

Botërori i xhudos, Shqipëria pa sukses me Çullhaj dhe Vrenozi

Në Budapest të Hungarisë është zhvilluar gjatë fundjavës Kampionati Botëror i Xhudos, aktivitet ku është përfaqësuar edhe Shqipëria, me dy sportistë. Të drejtuar nga trajneri Shkurt Çullhaj, në peshën -66kg ka konkurruar xhudisti Indrit Çullhaj, ndërsa në peshën -73kg ka garuar Jon Vrenozi. Por të dy këta sportistë nuk kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, duke u eliminuar shpejt dhe duke mos lënë gjurmë në këtë Botëror, kjo edhe për shkak të përvojës së paktë në evente të tilla.

Në peshën -66kg, Çullhaj është pozicionuar në Grupin C pas hedhjes së shortit, por që në duelin e parë ai u mund nga rivali amerikan Ryan Vargas, duke i thënë shumë shpejt lamtumirë turneut. Disi më e mirë paraqitja e Jon Vrenozi në peshën -73kg, që pati edhe pak fat. Shorti e pozicionoi në Grupin D, ku në raundin e parë nuk kishte rival, ndërsa në të dytin fitoi ndaj boshnjakut Nikola Boljanovic. Në raundin e tretë, Vrenozi u mund nga belgu Dirk van Tichelt, duke u eliminuar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *