BOKSMcGregor është hedhur “KO” gjatë stërvitjes, irlandezi përgënjeshtron
July 18, 2017
0 comments
Share

BOKSMcGregor është hedhur “KO” gjatë stërvitjes, irlandezi përgënjeshtron

Boksieri amerikan Jessie Vargas ka bërë me dije se Conor McGregor është hedhur “KO” gjatë një seance stërvitore, në përgatitjet që irlandezi po bën për duelin e 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather. Vargas është ish-kampion bote në boks dhe ka deklaruar sot se McGregor është rrëzuar në tapet, pas një dueli stërvitor që ka bërë me Bradley Wheeler (sportist i MMA-së), që është partneri i tij i stërvitjes. Vargas tha se Wheeeler është sjellë në kampin stërvitor të irlandezit për ta ndihmuar atë në përgatitjet e 26 gushtit, që do të jetë edhe debutimi i tij në ring. Por stafi i irlandezit ka mohuar gjithçka, duke thënë së stërvitja vazhdon.

Conor McGregor gjate stervitjes

Kam dëgjuar se ata janë munduar ta fshehin faktin, por Wheller e ka hedhur “KO” irlandezin. Unë besoj se Floyd do ta fitojë këtë përballje, një fitore me “KO” në 6-7 raundet e para. Nuk kam asnjë dyshim në këtë drejtim. Madje unë kam vendosur 99 qindarka bast në favor të Mayweather”, tha sot për mediat Jessie Vargas, duke mbështetur boksierin amerikan, i pamposhtur në ring. Conor McGregor dhe Floyd Mayweather sapo përfunduan një tur 4 ditor për të promovuar eventin e tyre, duke bërë konferenca “live” për mediat dhe fansat në Los Anxhelos, Toronto, Nju Jork dhe Londër.

Boksieri amerikan Jessie Vargas, ish-kampion bote

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *