Klitschko jep verdiktin: McGregor nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Mayweather
August 23, 2017
0 comments
Share

Klitschko jep verdiktin: McGregor nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Mayweather

Pas disa ditësh do të zhvillohet sfida e madhe e boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, një nga duelet më të mëdha të sporteve luftarake, por që do të përballë dy kampione që vijnë nga sporte të ndryshme. Për ata që i njohin këto sporte, shprehen se kjo sfidë është një nismë e gabuar e irlandezit të arteve marciale mikse, një mbret në UFC, por që duelon në një sport pak të njohur edhe pse ka disa muaj që stërvitet. Për më tepër që përballë është një kampion i pamposhtur i ringut si Mayweather, që mbrohet si pak në botë.

McGregor dhe Mayweather gjate konferencave per shtyp

Ai që ka folur sot për mediat është një legjendë e sportit të boksit, ukrainasi Wladimir Klitschko, “mbret” i peshave të rënda, që ka thënë se McGregor nuk ka shumë shanse që ta fitojë këtë duel. “Një boksier nuk ka asnjë shans që të fitojë në një duel të arteve marciale mikse. Por, në të njëjtën kohë, edhe një sportist i MA-së nuk ka asnjë shans që të fitojë në një duel boksi”, u shpreh Klitschko, që vetëm pak javë më parë deklaroi tërheqjen e tij nga sporti, duke hequr dorë edhe nga revanshi me Joshua për titullin kampion bote.

Conor McGregor, kampion i arteve marcialeve mikse

Më tej, boksieri ukrainas shton: “Në të dyja rastet, shanset që një “i huaj” të fitojë në sportin tjetër janë të pakta. Ndaj kam mbetur i habitur që McGregor vendosi të duelojë ndaj Mayweather, me rregullat e një sfide boksi dhe jo me ato të arteve marciale mikse. Për mua, Conor nuk ka shanse ta fitojë këtë sfidë”, deklaroi për mediat Klitschko, që beson se mayëeather do ta fitojë këtë përballje, nga e cila sportistët do të përfitojnë 100 milionë dollarë. Dueli do të zhvillohet më 26 gusht në “T-Mobile” Arena të Las Vegasit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *