BOKSJoshua: Do t’i tregoj Pulev kush është mbreti në ring
September 12, 2017
0 comments
Share

BOKSJoshua: Do t’i tregoj Pulev kush është mbreti në ring

Sfida e fundit me Klitschko më ka mësuar shumë gjëra dhe gjithçka do t’ia tregoj Pulev në ring. Do t’i tregoj atij se kush është mbreti në ring”, ka qenë deklarata e lëshuar sot nga boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda. Joshua e Kubrat Pulev u takuan sot për herë të parë mes tyre, ndërkohë që do të përballen mes tyre më 28 tetor, në Kardif, në një duel të vlefshëm për titujt kampionë bote të peshave të rënda që mbahen nga britaniku. Bullgari Pulev, 36 vjeç, shihet një sfidant i fortë, por aspak i rrezikshëm për Joshua, 7 vjet më i ri në moshë dhe gati të arrijë një tjetër fitore, për të qëndruar i pamposhtur.

Joshua, më tej tha: “Kam rikuperuar fizikisht pas duelit të fundit, ndihem mirë dhe shoh me optimizëm përpara. Mezi po prisja të mësoja emrin e rivalit, tani jam gati të përballem me të. Përgatitja ka kohë që ka nisur dhe nuk nënvlerësoj askënd, por për mua nuk ka objektiv tjetër nga kjo sfidë veç fitores. Nuk kam për t’ia dhënë dikujt tjetri titujt që i kam fituar e mbrojtur me shumë sakrifica. Nuk e njoh shumë Pulev edhe pse e kam parë në video. Por çdo sfidë është ndryshe nga tjetra, ndaj mendoj për veten dhe do të tregoj se kush jam”, tha boksieri britanik.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *