Boksierja shqiptare, apel për 6 mijë euro
October 26, 2017
0 comments
Share

Boksierja shqiptare, apel për 6 mijë euro

Elsidita Selaj është boks ierja e parë shqiptare femër që ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Selaj arriti që, në përfundim të këtij turneu, të renditet në vendin e tretë duke marrë medaljen e bronztë dhe ngritur lart flamurin shqiptar në këtë event mjaft të rëndësishëm për këtë lloj sporti. Pas suksesit të arritur, ajo tregon se ka dhe një ëndërr të madhe. Dëshira e saj është që të bëhet kampione e botës ose të marrë medalje në kampionatin botëror që do zhvillohet më 17 nëntor në Indi. Për të shkuar deri atje, asaj i nevojiten rreth 6 mijë euro dhe boksierja shkodrane bashkë me trajnerin e saj Jetmir Kuçi ende nuk i kanë. Boksierja 17-vjeçare premton shumë për të ardhmen dhe bën apel për ndihmë për t’i mundësuar shumën prej 6 mijë euro dhe bërë realitet ëndrrën e saj.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ajo shprehet: “Kam dëshirë që të marr pjesë në kampionatin botëror, por ajo që më kushtëzon është vetëm ana financiare, e pamundur ekonomikisht. Unë kam shumë vullnet e dëshirë dhe për këtë po stërvitem për çdo ditë maksimalisht, por ajo që më pengon për të marrë pjesë është mungesa financiare, një shumë e pamundur nga ana ekonomike.

 Nuk i kemi aq para sa nevojiten, ndaj edhe kjo mund të bëjë që të mos shkoj atje. Nuk e di se çfarë ndodh deri atëherë, por unë e kam për detyrë që të stërvitem fort. Unë kam një ëndërr të madhe, që të shpallem kampione e botës ose të futem në zonën e medaljeve. Kam shumë besim se mund t’ia arrij sepse po bëj çdo përpjekje të mundshme.

 

Për këtë, unë kam një apel për të gjithë ata që kanë mundësi financiare, për të sponsorizuar e ndihmuar që unë të shkoj të marr pjesë në kampionatin botëror, që do të zhvillohet në Indi dhe të realizoj ëndrrën time të madhe. E di që është e vështirë, por do të tentoj që në Shqipëri të mos kthehem pa medalje. Kjo besoj do ishte një krenari e madhe për të gjithë ne njerëzit e sportit e për të gjithë shqiptarët”, shprehet boksierja e parë shqiptare, 17- vjeçarja Elsidita Selaj.

Trajneri i Elsiditës, ish-boksieri i njohur edhe në boksin profesionist, Jetmir Kuçi, shprehet se shkodrania i ka të gjitha premisat për ta arritur këtë sukses në këtë kampionat botëror, por asaj i nevojiten një shumë parash, rreth 6 mijë euro, një financë e parealizueshme nga ana jonë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *