Boksierja iraniane ka frikë nga arrestimi (Video)
April 18, 2019
0 comments
Share

Boksierja iraniane ka frikë nga arrestimi (Video)

Boksierja e parë femër e Iranit ka deklaruar sot se nuk do të rikthehet në vendlindje pas një turneu, pasi ka frikë se mos arrestohet. Sadaf Khadem ka qenë ditët e fundit në Francë, në një turne amator, ku arriti edhe të fitojë ndaj boksieres vendase Anne Chauvin ditën e shtunë.

Pas kësaj sfide ajo duhej të kthehej këtë javë në Tereran bashkë me trajnerin e saj, por Khadem ka anulluar biletën. Boksierja iraniane u shpreh se ka frikë nga arrestimi pasi të rikthehet, pasi ka dueluar në ring me pantallona të shkurtra dhe bluzë me krahë të shkurtra, duke thyer kodin e veshjes së vendit të saj.

Asnjë nga autoritet iraniane nuk është shprehur për këtë çështje, por Federata Iraniane e Boksit ka mohuar zërat se Khadem do të arrestohet. “Ajo nuk është pjesë e Federatës tonë, nuk figuron e federuar tek ne dhe ky aktivitet ku ajo ka marrë pjesë nuk ka qenë në dijeninë tonë”, tha Hossein Soori, presidenti i Federatës Iraniane të Boksit.

Khadem garoi me një bluzë të shkurtër ngjyrë jeshile dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të kuqe, ngjyrat e flamurit iranian në duelin që zhvilloi ditën e shtunë. Boksierja 24-vjeçare ndodhet ende në Francë, ndërkohë që disa media të vendit të saj shprehen se ajo do të pritet si një hero pas kësaj sfide. Ato i kanë bërë jehonë fitores së parë të një boksiere femër nga Irani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *