Boksieri shqiptar zhvillon meçin e jetës
Senad Gashi këtë fundjavë do të përballet me Dereck Chisoran, i cili në të kaluarën ka pasur duele me boksierët e mëdhenj si Klitschko, Fury e Haye.
Boksieri shqiptar, Senad Gashi, i cili ka pasaportë gjermane, do ta zhvillojë këtë fundjavë meçin e jetës.
Boksieri pejan me prejardhje shkodrane të shtunën mbrëma në palestrën “O2 Arena” në Londër do të ketë punë me boksierin britanik, Dereck Chisora, raporton boxing scene.
Ky i fundit i kthehet boksit pas një kohe, ndërsa në të kaluarën njihet për duelet që i ka pasur me boksierë të mëdhenj si Vitali Klitschko, Tyson Fury, David Haye, nga të cilët kishte pësuar humbje.