Boksieri shqiptar pretendon se do të ndeshet me Tyson Fury
April 25, 2018
0 comments
Share

Boksieri shqiptar pretendon se do të ndeshet me Tyson Fury

Boksieri shqiptar Sefer Seferi raportohet të ketë zbuluar se do të jetë kundërshtari i radhës i ish-kampionit të botës në peshat e rënda Tyson Fury më 9 qershor.

Fury do të rikthehet në ring në Manchester Arena pas dy muajsh për të parën herë që kur mposhti Wladimir Klitschko në nëntor të 2015.

Gjithsesi përfaqësuesit e Fury nuk e kanë konfirmuar akoma ndeshjen ndaj shqiptarit, por sipas 20 minutas, Seferi ka pretenduar se do të jetë ai.

“Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të ndeshesha me idhullin tim Tyson Fury,” shprehet Seferi.

Seferi, i cili normalisht nuk ndeshet në peshën e rëndë, do t’i duhet të shtojë disa kile për ndeshjen me Gipsy King por ai e ka bërë edhe më parë këtë gjë dhe ka humbur pas vendimit unanim ndaj Manuel Charr për titullin WBA të peshës së rëndë në 2016.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *