Boksieri grek triumfon në turneun ‘Lah Nimani’. Fair-Play, Shpend Gafurri
May 29, 2017
0 comments
Share

Boksieri grek triumfon në turneun ‘Lah Nimani’. Fair-Play, Shpend Gafurri

Boksieri nga Greqia, Natizanian Vogkan, triumfoi në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili u mbajt në kryeqytetin e Kosovës.

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, janë zhvilluar shumë meçe interesante, por ai që duhet veçuar gjithsesi është në kategorinë 91 kg, ndërmjet boksierit shqiptar Donald Pauluca dhe atij grek, Natizanian Vogkan. Pas tri rundeve greku shënoi fitore dhe nga juria ky boksier u shpall edhe më i miri i turneut.

Tekniku më i mirë u  shpall Vensan Kirkov (Bullgaria), çifti me luftarak Besart Pireva (Kosova)-Daniel Markeu (Shqipëria), si dhe boksieri më i mirë vendorë u zgjodh Flamur Sejfifaj, ndërsa ai për Fair-Play, Shpend Gafurri.

Ky i fundit i cili përfaqësoj Maqedoninë, arriti të mposht kosovarin, Josez Rasin. “Jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur dhe kjo është edhe një dëshmi se jamë në formë të shkëlqyer dhe besoj se kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, deklaroi për ArenaRing, Gafuri.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *