Boksieri britanik, kampioni i botës, pozitiv gjatë një testi antidoping
September 28, 2018
0 comments
Share

Boksieri britanik, kampioni i botës, pozitiv gjatë një testi antidoping

Boksieri britanik Billy Joe Saunders, kampion i botës në peshën e mesme në kategorinë WBO ka rezultuar pozitiv me substancën e ndaluar “oxilofrine”, gjatë një testi antidoping vullnetar që ka bërë vetë sportisti para duelit që do të zhvillojë më 20 tetor ndaj amerikanit Demetrius Andrade. Bëhet fjalë pët nëj stimulant të ndaluara nga WADA, ndërkohë që situata është ndërlikuar për 29-vjeçarin, që rrezikon të mos duelojë më 20 tetor, madje edhe të humbasë titullin.

Substanca e ndaluar është një amfitaminë që zakonisht përdoret për të kuruar hypotensionin (presionin e ulët të gjakut) dhe që merret vetëm me këshillën e mjekut. Ky medikament përdoret edhe në sport, por për kohë të shkurtra dhe sjell një rritje të shpejtë të prodhimit të adrenalinës si dhe rritje të oksigjenit në gjak. Në vitin 2013, me këtë substancë të ndaluar u gjetën edhe dy sprinterët e njohur, amerikani Tyson Gay dhe xhamajkani Asafa Powell, që u pezulluan respektivisht 12 dhe 18 muaj.

Ky nuk është aspak një moment i mirë për boksierin britanik Billy Joe Saunders, që pak ditë më parë u gjobit me 100 mijë stërlina nga këshilli britanik i boksit për publikimin e një video fyese ndaj një gruaje. Gjithsesi, për këtë rast dopingu priten zhvillime të mëtejshme ditët e ardhshme për të mësuar nëse do të ketë dënime për sportistin dhe a do të anullohet sfida e tij me Andrade.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *