Boksieret në Gaza ushtrojnë në plazh pas mbylljes së klubeve
May 26, 2020
0 comments
Share

Boksieret në Gaza ushtrojnë në plazh pas mbylljes së klubeve

Një ekip i boksiereve të reja, disa prej tyre katërvjeçare, ka ushtruar këtë javë në plazh në Gaza pasi klubi është mbyllur për shkak të COVID-19.

Pamja e shumë vajzave duke boksuar në plazh, ndërsa mbanin maska në fytyrë, mori vëmendjen e kalimtarëve në enklavën bregdetare mesdhetare, ku sporti aplikohet kryesisht nga meshkujt.

Trajneri Osama Ayob ka thënë se seancat stërvitore publike mund të ndihmojnë për të përfshirë më shumë vajza në sport.

“Disa familje që kanë kaluar pranë, kanë pëlqyer idenë. Familjarët kanë pyetur nëse mund të sjellin vajzat që unë t’i ushtrojë”, ka thënë Ayob.

Njëra prej boksiereve, 15-vjeçarja Malak Mesleh, ka thënë se më me dëshirë do të ushtronte në vend publik se të humbte stërvitjen, apo që të rrezikojë të infektohet duke ushtruar në sallën e klubit.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga klubi pasi është vend i mbyllur, dhe virusi, nëse është prezent, mund të shpërndahet më lehtë”, ka thënë ajo.

Gaza ka raportuar 55 raste me COVID-19, të gjitha në qendrat e izoluara, ndërsa nuk janë raportuar raste të vdekjes.

Shkollat, sallat e dasmave dhe palestrat janë mbyllur, por nuk ka vendim për mbyllje të plotë të vendit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *