Boksierët e Çairit përgatitje bazike në Strugë
Klubi i boksit Çair ka filluar përgatitjet bazike në Strugë me 12 boksierët më të mirë që i posedon, ndër ta edhe Jasin Lama, fituesi i Gongut të artë. Me sportistet po punojnë trajnerët Isamedin Abdulu dhe Aleksander Arsovski, kurse ushtrimet po i vëzhgon edhe kryetari i klubit, Faton Salihu i cili u shpreh i kënaqur me intensitetin e ushtrimeve dhe kushtet që ua ka mundësuar boksierëve të tij.
“Edhe pse ky vit ende nuk kemi një vendim te çart për fillim e garave te boksit se kur do te fillojmë për shkak pandemisë por duke shpresuar qe te fillojmë me gara ne shtator dhe nese na lejohet per organizimin e kampionatit individual nga organet përgjegjës duke i respektuar rregullat dhe masat nga qeveria dhe ministria ne si klub kemi vendos qe te jemi ne pregaditje 10 ditore ne Strugë duke i respektuar rekomandimet dhe rregullat kundër virusit dhe boksierët te te jen ne formën e duhur para garave dhe kampionatit shtetëror nese ato do mbahen”, tha Ish kampion i evropes Faton Salihu.