Boksi është rikthyer në Las Vegas, por me një pamje më ndryshe
June 12, 2020
0 comments
Share

Boksi është rikthyer në Las Vegas, por me një pamje më ndryshe

Boksi është rikthyer në Las Vegas të martën mbrëma për herë të parë që kur është përhapur pandemia e koronavirusit. Mirëpo, mbrëmja është mbajtur pa shikues dhe pamja ishte më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, shkruan BBC.

Në “MGM Grandin” e braktisur, amerikani Shakur Stevenson mposhti me ndërprerje në raundin e gjashtë Felix Caraballon, në meçin kryesor të mbrëmjes.

Por, shumë pak njerëz patën mundësi ta shohin goditjen brutale në trup që 22-vjeçari Stevenson, kampion bote në peshën pendël në versionin }BO, ia dha kundërshtarit nga Porto Riko.

Para se të fillonin meçet, dhjetë goditje në zile u dhanë për të nderuar personat që kanë vdekur nga pandemia COVID-19 në mbarë botën.

Ecjet tradicionale deri në ring nuk u përcollën me duartrokitje apo fishkëllima, dhe po ashtu dëgjoheshin pastër gjitha grushtet.

Stevenson e lëndoi gjurin e tij në raundin e pestë, por më pas e ndali Carabellon në raundin e gjashtë, duke shënuar edhe fitoren e 14-të nga po aq meçe në boksin profesionist.

“Çdo gjë ishte ndryshe. Pas anulimit të meçit tim të fundit, isha i lumtur të shfaqja gjitha shkathtësitë e mia për tifozët e boksit. Humbja e peshës ishte ndryshe. Stërvitja në palestër ishte ndryshe. Nuk kam mundur të kem njerëz përreth. Edhe meçi ishte më ndryshe dhe nuk kishte tifozë. Jepja goditje të forta dhe nuk kishte duartrokitje apo brohoritje”, ka deklaruar Stevenson.

Pas meçit, Stevenson mbajti një fanellë me shkrimin “Black Lives Matter” në përkrahje të lëvizjes anti-raciste.

Promotori i mbrëmjes Bob Arum ka thënë se ka pasur një kosto 300 mijë dollarë për të organizuar mbrëmjen, pasi nuk kishte të hyra nga shitja e biletave.

Ai ka shtuar se është një zgjedhje e përkohshme.

Organizata e tij Top Rank është dashur të krijojë vende private për të ngrënë për boksierët, ringje private për të stërvitur dhe po ashtu ka ofruar testime për COVID-19 dhe akomodim.

Pak ditë para meçit boksierja amerikane Mikaela Mayer, që ishte paraparë të boksonte në këtë mbrëmje, rezultoi pozitive me koronavirusin e ri.

Në “MGM Grand” do të mbahet të enjten mbrëma një ngjarje tjetër e boksit e organizuar nga Top Rank.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *