BOKSFansat e McGregor sulmojnë të dashurën e Floyd Mayweather
July 24, 2017
0 comments
Share

BOKSFansat e McGregor sulmojnë të dashurën e Floyd Mayweather

Vetëm pak ditë më parë u zbulua se boksieri amerikan Floyd Mayweather ishte lidhur dhe kishte nisur të shoqërohej me Abi Clarke, një nga femrat më seksi në botë. Por sot, e përditshmja britanike “Daily Star” ka bërë me dije se ajo ka qenë viktimë e sulmeve nga fansat e McGregor. Incidenti ka ndodhru pas turit 4-ditor mes dy sportistëve.

Raportohet se Abi është fyer disa herë teksa ka qenë duke ecur në rrugë, por incidenti më i rëndë ka ndodhur kur xhamat e shtëpisë së saj janë goditur dhe thyer nga një gur, ku ishte lidhur edhe një pusullë, ku shkruhej “Mayweather ik pi…u”. Ndërsa në rrugë, ajo është fyer disa herë duke i thënë: “Je një mbetje plastike. Do të humbisni, Mayweather do të vdesë”.

Mësohet se afnsat e McGregor e kanë sulmuar bukuroshen amerikane vetëm për faktin se ajo shoqërohet me boksierj amerikan Mayweather. Dy sportistët do të përbnallen mes tyre në një duel milionash më 26 gusht, në Las Vegas. “Ditët e fundit kanë qenë një makth për Abi. Ajo është në merak për sigurinë e saj, pasi ka frikë se gjërat mund të dalin jashtë kontrollit”, thonë mediat britanike, që shtojnë se Abi Clarke nuk ka bërë asnjë denoncim në polici.

Floyd Mayweather dhe Abi Clarke

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *