Laçi fiton ndaj medalistit olimpik
April 7, 2017
0 comments
Share

Laçi fiton ndaj medalistit olimpik

Plot surpriza ka qenë ndeshjet gjysëmfinale të turneut ndërkombëtar të boksit “Memorial Vllaznia” që po zhvillohet në Shkodër. Me një pjesëmarrje prej 21 sportistësh të përzgjedhur nga vende të ndryshëm të botës, sportisti i kombëtares kuqezi Indrit Laçi ka treguar një përformacë të lartë, duke fituar ndaj Kampionit Olimpik, Blagoi Naydenov të kombëtares bullgare.

Megjithëse bullgari ka qenë favorit, Laçi ka arritur të dominojë në të treja roundet me anë të goditjeve të sakta, duke i rrëmbyer fitoren me rezultatin final 4:1. Performanca e tij ka ngritur në këmbë pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.  Pas kësaj ndeshjeje, e cila ishte më e vështira për të, nesër Laçi është favorit kryesor për medaljen e Arit në peshën 81 kg.

Fitorja e dytë për kombëtaren e boksit ka qenë nga sportisti tjetër i kombëtares, shkodrani Arjon Kajoshi. Në një ndeshje që ka zgjatur vetëm një raund, Kajoshi ka dominuar me diferencë të madhe ndaj kundërshtarit të tij, kroatit Luka Mesiç. Në fillim të raundit të dytë, e djathta e Kajoshit ka gjetur saktë disa herë nofullën e kundërshtarit duke e gjakosur atë keqazi. Kaq ka mjaftuar që mjeku i garave të marrë vendimin për të ndërprerë ndeshjen, duke e kaluar Kajoshin në finale si pretendentin kryesor për medaljen e arit në peshën 75 kg.

Në peshën 52 kg, sportisti i kombëtares shqiptare, Vuksan Guri, nuk ka arritur të fitojë ndaj kundërshtarit të tij bullgar. Nesër në finale bullgari Banabakov do të ketë përballë sportistim tjetër të kombëtares shqiptare në këtë peshë, Ardit Murja.

Në kategorinë 60 kg, shorti ka përballur kroatin Kovacic me bullgarin Dimitrov, ndeshje që është fituar nga bullgari, i cili nesër është pretendenti kryesor për medalje. Rezultati ka folur për bullgarët edhe në peshën 69 kg, të cilën boksieri Ayrin Ismetov e ka fituar me rezultatin 5:0.

Ndeshja e fundit e gjysëmfinaleve në peshën 91 kg do të mbyllej me një nokout dhe do t’i jepte një fitore të pastër boksierit të kombëtares kosovare, Fisnik Muharremi kundrejt kundërshtarit të tij, Marko Pratjalacic të përfaqësueses kroate.

Nesër ndeshjët finale do të zhvillohen në orën 18:00, Bullgaria dhe Shqipëria janë dy pretendentët kryesorë për fituar edicionin e 14-të, të turneut ndërkombëtar “Memorial Vllaznia”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *