Bokseri i KB Çair siguron medalje evropiane
April 19, 2022
0 comments
Share

Bokseri i KB Çair siguron medalje evropiane

Petar Arsovski, anëtari i klubit të boksit Çair ku trajner dhe president është Faton Salihu ka arritur te siguroj medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të të rinjve që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, pasi mundi boksierin nga Greqia, Velis Antonio me rezultat te thelle 5-0.

Pra Arsovski siguroi gjysmëfinalen që është caktuar për nesër ku do te luftoj me boksierin nga Bulgaria qe te njëjtën e mposhti para disa muajve ne kupenë e bulgarisë. Faton Salihu që është edhe nënkryetar i Federatës së Maqedonisë së veriut tha se ndihet shume krenar me boksierin e tij. “Me Arsovskin jemi duke u përgatit ka disa muaj dhe ky rezultat është si pasoj e punës që kemi bërë me të. Ai tregoi se ka kualitet dhe besoj se do të arrijmë në finalen e madhe nëse ai mposht vendasin që e kishte fituar disa muaj më parë. Shpresojmë që boksieri ynë mos të ndikohet nga publiku vendas por ne do ta motivojmë maksimalisht që të del fitues sërish”,tha Salihu. Në Kampionatin Evropian marrin pjesë boksierë nga 39 shtete me mbi 400 boksierë.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *