BOKS“50 Cent”: Bëra të mundur realizimin e sfidës Mayweather-McGregor
July 19, 2017
0 comments
Share

BOKS“50 Cent”: Bëra të mundur realizimin e sfidës Mayweather-McGregor

Reperi i njohur amerikan Curtis Jackson, i njohur me nofkën “50 Cent”, i ftuar në emisionin televiziv “Jimmy Kimmel Live”, ka rrëfyer se ai ka qenë nismëtari dhe ndoshta pesoni që ka ndikuar më shumë te zhvillimi i duelit të boksit më 26 gusht, mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Jackson është një mik i ngushtë i Mayweather, madje ai e konsideron boksierin si “vëllanë e vogël” dhe ka deklaruar se ka qenë gjithnjë dakord që kjo sfidë të kryhej.

Curtis Jackson i “50 Cent” dhe Floyd Mayweather

Unë e kam inkurajuar edhe presidentin e UFC-së, Dana White që kjo sfidë të zhvillohej, duke i thënë mos e lërë këtë shans të ikë nda duart”, u shpreh Curtis Jackson gjatë intervistës. Më tej, reperi i “50 Cent” ka pranuar se do të jetë në ring më 26 gusht për ta parë duelin dhe ka konfirmuar mbështetjen e tij për mikun e tij Mayweather. “Është e vështirë ta godasësh, është një kampion”, u shpreh këngëtari i njohur, që shpesh është fotografuar me Mayweather.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *