Boks i thatë, fytyra të masakruara. Pasojat janë të përgjakshme
April 9, 2019
0 comments
Share

Boks i thatë, fytyra të masakruara. Pasojat janë të përgjakshme

Ndeshja e boksit të thatë, pa dorashka, me grushte të zhveshur, që u zhvillua mes Artem Lobov dhe Jason Knight, ka bërë shumë shpejt xhiron e mbarë botës. Shkak për këtë është bërë situata e të dy boksierëve, që kanë përfunduar të gjakosur e të deformuar tërësisht në fytyrë, me qepje të shumta.

“Hammeri rus”, Lobov, fitoi me pikë ndaj Knight në “Bare Knuckle Boxing FC”, kështu që u përgëzua në publik nga shoku dhe partneri i trajnimit, Conor McGregor.

“Çfarë kafshe! Krenohem me ty! Një luftë e pabesueshme”, – shkroi “The Notorius” për Lobov në llogarinë e tij në Twitter.

Lobov dhe Jason Knight, të cilët humbën nga një dhëmb gjatë kësaj përplasjeje të ashpër, i bënë publike imazhet e pasojave në fytyrat e tyre, pas ndeshjes së dhunshme të boksit pa doreza.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *