Blerina Seferi në kamp stërvitor në Barcelona  
June 30, 2017
0 comments
Share

Blerina Seferi në kamp stërvitor në Barcelona  

Reprezentatuesja e Gjermanisë në xhudo nga sot gjendet në Barcelonë ku do të merr pjesë në një kamp të organizuar e që në të njejtën gjenden xhudistët më të mira nga shumë vende botërore. Ky kamp, për “Shqiponjën e Shipkovicës’ do jetë edhe si përgatitje e mirë para kupës së Evropës që zhvillohet në fund të muajit korrik në Berlin.

“Pas operimit që pata, unë tani kam filluar të bëj edhe stërvitje me intensitet më të lartë por nuk jam 100% e gatshme, kështu që kampi në Barcelonë do jetë e mirëseardhur për mu. Këtu do të qëndrojmë pesë ditë kurse qëllimi kryesor do jetë përgatitja sa më e mirë për Kupën evropianë që zhvillohet nga 28 korriku në Berlin e që e njëjta sivjet do të jetë më e fuqishme pasi në të do marrin pjesë edhe garues nga Japonia e Brazili”, tha Blerina Seferi për ArenaRing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *