Blerina Seferi iu gëzua lajmit për ndërtimin e palestrës në Shipkovicë
July 6, 2017
0 comments
Share

Blerina Seferi iu gëzua lajmit për ndërtimin e palestrës në Shipkovicë

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ka njoftuar se të mërkurën kanë filluar matjet për ndërtimin e sallës sportive në Sh.F. “Rexhep Voka.” – Shipkovicë.

Salla do të jetë në sipërfaqe 650 m2 , model 1, do të jetë me pajisje sportive për gjimnastikë, volejboll, hendboll, basketboll, me zhveshtore dhe tualete. Punimet duhet të përfundojnë në vitin shkollor 2017/2018. Përndryshe kjo është salla e parë sportive e ndërtuar në malësinë e Sharrit. Ndërtimit të palestrës i është gëzuar kampionia e shumëfishtë në Xhudo, Blerina Seferi e cila me prejardhje është bash nga ky fshat.

“Unë gjithnjë pushimet verore dhe dimërore i bëj në vendin tim, por gjithnjë kam nevojë që gjatë pushimeve të kem edhe stërvitje që ishte e pamundur ti bëj në Maqedoni pasi nuk kisha palestër dhe ky lajm më gëzoi shumë pasi tani do kem ku të stërvitem. Por besoj se në të ardhmen në atë palestër do të hapi edhe një klub të xhudos ku do ti ushtroj kampionët e rinj”, tha Seferi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *