Blerina Seferi e emocionuar pranë kullave të Jasharajve
August 4, 2017
0 comments
Share

Blerina Seferi e emocionuar pranë kullave të Jasharajve

Blerina Seferi njëra prej xhudistëve më të mira shqiptare, pushimin e saj po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë duke shëtitur në vendet historike shqiptare. Ajo në fotot e postuara në faqet sociale po shihet shumë e emocionuar pranë kullave të legjendarit Adem Jashari në Skenderaj, por ajo shihet se ka dëshirë më shumë turizmin malor, andaj edhe vjen nga një vend i tillë, me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës.

Në foto e shohim në Malet e këtij vendi së bashku me prindin e saj, Nexhat Seferi, që asnjëher nuk e lenë të vetëm këtë kampione. Ndryshe, cekim se Blerina jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë dhe është kampione e shumëfishtë e këtij vendi, ka fituar shumë kupa evropiane si dhe ka disa medalje nga kampionatet ballkanike.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *