Blerina Seferi 6 muaj pauzë, dështon botërori
September 20, 2017
0 comments
Share

Blerina Seferi 6 muaj pauzë, dështon botërori

Ish kampionia e shumëfishtë e Ballkanit, kampionia e shumëfishtë e Gjermanisë dhe fituesja e shumë medaljeve nga kupat evropiane e turneve të ndryshme, Blerina Seferi, ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka njoftuar se e ka patjetër që të pushoj nga sporti i xhudos pasi ashtu e kanë këshilluar mjeket pas lëndimit që e mori në fundjavë në kampionatin ekipor të Gjermanisë ku edhe arriti të fitoj njërën prej xhudisteve më të mira gjermane.

“Pas operimit që e zhvillova para disa muajve, pata disa terapi ku të them drejtën shumë mirë u ndjeja dhe fillova stërvitjet në mënyrë intensive por jo të mjaftueshme për të dalë në një ndeshje zyrtare, dhe ndodhi ajo që u frikësova më së shumti. Dola në kampionat kisha dhembje në këmbë por karakteri im luftarak nuk më lejoj që të dorëzohem dhe ashtu e përfundova ndeshjen duke e mposhtur një xhudiste mjaft kualitative në Gjermani. Pas takimit shkova tek mjeku dhe pas kontrollit ai më sugjeroi pushim disa mujor”, deklaroi Blerina, duke shtuar se i dhimbset më së shumti që nuk do të mund të shkoj në kampionatin botëror që zhvillohet muajin e ardhshëm në Zagreb.

“Më vjen shumë keq që nuk do mund të paraqitem në kampionatin botëror në Zagreb por shpresoj se pas pushimit dhe terapijave që do të vazhdoj ti bëj do kthehem më e fortë”, deklaroi Blerina Seferi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *