Bleri me sukses e operoi këmbën
Kampionia shqiptare në Judo, Blerina Seferi, para disa çasteve na ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ndërhyrja që pati në këmbë e që u lëndua në Kupën Evropiane në Itali.
Prindi i saj, Nexhat Seferi, ekskluzivisht për Arena Ring tha se gjithqka ka shkuar mirë.
“Njoftoj fansat e Blerit se ndërhyrja ka qen e suksesshme dhe këtë na ka konfirmuar edhe mjeku që e operoi. Tani Blerina do të kthehet në arenat sportive pas 2 muajve, më e fortë se kurë”, deklaroi Nexhati.