BK Çair e mban premtimin, tre fitore në xhiron e parë të kampionatit
September 17, 2017
0 comments
Share

BK Çair e mban premtimin, tre fitore në xhiron e parë të kampionatit

 

Në Shtip u zhvillua xhiroja e pare e kampionatit ekipor ne boks, kurse pretenduesi për titull BK Çair ka realizuar tre fitore. Faton Salihu trajner dhe kryetar i këtij klubi u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur në fillim të kampionatit.

“Sukseset e klubit ton vazhdojnë. Në shtip u përfaqësam me 7 boksier por të gjithë nuk patën kundërshtar dhe ky fat e përcjelli kampionin e Maqedonisë Artan Aliu dhe Elmedin Istrefi që nuk u paraqiten fare në ring.  Nga ana tjetër, nga katër paraqitjet tona realizuam tre fitore dhe një humbje. Ku boksieri ynë Alim Nasufi edhe pse ishte më i mirë se kundërshtari i tij, Goce Janevfski në fund referat pa meritë triumfin ia dhanë kundërshtarit i cili është fitues i Gongut të Artë”, deklaroi Salihu, duke shtuar se i falënderon dy trajnerët e klubit, Enver Salihu nga Shkupi dhe Albion Nasufi nga Struga .

Me kete te fundin klubi shkupjan ka bashkëpunim te thellë. Cekim se Shpend Gafuri e mposhti Stojanovski (Lav –Kumanovo), Migni Çura ishte më i mirë se Stojanovski (Universal) dhe tek senioret Almir Nurishov pas një ndeshje interesante mposhti Jasin Lamën nga BK Shkupi. Ndryshe, xhiroja e dytë e kampionatit do të zhvillohet në Çair më 30 shtator.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *