
Bisping pranon ofertën e UFC, duel me Gastelum në eventin e Shangait
Michael Bisping do të rikthehet në kafaz në një kohë rekord, më 25 nëntor, në UFC Night Fight që zhvillohet në Shangai, vetëm 3 javë pas sfidës së humbur me Georges St-Pierre. Lajmin e kanë konfirmuar mediat amerikane, që thonë se Bisping ka pranuar një ofertë të UFC-së për t’u përballur me Kelvin Gastelum, duke qenë sfida kryesore e eventit të UFC Shangai. Në këtë event, ish-kampioni i botës në peshën e mesme do të zëvendësojë Anderson Silva, që doli pozitiv pak ditë më parë dhë është pezulluar nga antidopingu amerikan.

Michael Bisping ish-kampion bote ne peshen e mesme
Bisping, 30 fitore dhe 8 humbje si profesionist, dueloi një javë më parë (më 4 nëntor) në UFC-217 dhe u mund nga St-Pierre, duke humbur titullin kampion bote të peshës së mesme në “Madision Square Garden” të Nju Jorkut. Por ky rikthim kaq i shpejt në kafaz ka habitur të gjithë edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kjo përballje mes tij dhe Gastelum. Në rast se ky duel konfirmohet, kjo do të jetë hera e dytë që Bisping duelon në Kinë, pas fitores ndaj Cung Le, tri vite më parë. Ndërsa gastelum, 13 fitore dhe 3 humbje si profesionist, kërkon të rikthehet protagonist pas humbjes në korrik të këtij viti me Chris Weidman.