Bici: Së bashku me Kaopolek do të japim më të mirën në Zvicër
October 25, 2018
0 comments
Share

Bici: Së bashku me Kaopolek do të japim më të mirën në Zvicër

Kampioni i Evropës në Muay Thai si dhe katër herë kampion i Italisë, Ervis Bici, së bashku me legjenda tajlandeze dhe të botës në Muay Thai, Sak Kaopolek, nga 3 deri më 6 nëntor do të qëndroj në Zvicër duke qen mysafir special në eventin e Nathapongit, kurse më pas do të zhvilloj edhe dy seminare që i ka bërë të mundshëm menaxheri tani më i njohur shqiptar, Avdyl Salihu, si dhe organizatori Mustaf Kicaj.

Bici për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh shumë i gëzuar që do të merr pjesë në një seminar të tillë. “Ndjehem shumë i gëzuar që do marr pjesë për herë të parë në një seminar serioz si kjo në Zvicër. Dua te falënderoj iniciatorin e këtij aktiviteti, menaxherin shqiptar, Avdyl Salihun si dhe organizatorin Mustaf Kicaj dhe mjeshtrin e tij Natapong i cili na ka ftuar edhe në eventin e tij”, tha Bici, duke shtuar “ Mendoj që në Zvicër ka shumë interes të njohin legjendën e ringut Sak Kaoponlek dhe mendoj që kanë vullnet për të mësuar sa më shumë këtë kulture tajlandeze si Muay Thai.

Do japim teknika efikase por jam i sigurt që dhe unë vetë do mësoj shumë teknika ndryshe nga mjeshtri tajlandez Napong dhe Mustaf Kicaj që eksperience kanë shumë.  Presim sa më shumë të rinj dhe të reja të marrin pjesë në këtë seminar ku do kemi legjendën e ringut që është cilësuar sportisti me i mirë i gjithë kohërave në Muay Thai, bashke me bashkatdhetarin e tij Napog , bashkë si dhe nxënësit e legjendave tajlandeze do jetë dhe Mustaj Kicaj dhe unë vet Ervis Bici  ju presim sa më shumë të vijnë. Zoti me shqipet”, deklaroi Ervis Bici.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *