Bexheti të shtunën lufton për titull, “ArenaRing” transmetim direkt
Talenti i madh i kikboksit shqiptar, Besnik Bexheti, të shtunën do të ngjitet në ring për të ndeshur për titull ISKA të botës kurse kundërshtar i tij do jetë spanjolli, Ilker Valderrama (60KG, k1). Cekim se te premten do jenë peshimet.
Për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Bexheti thotë se ndihet mirë andaj pret edhe rezultat. “Përgatitjet e fundit i kam zhvilluar në klubin tim dhe po ndihem shumë mirë, andaj të shtunën përveç fitores nuk mendoj për asgjë tjetër”, tha Bexheti. Ndryshe, agjencia “ArenaRing” në faqën e vet të facebokit do të bëj transmetim direkt nga kjo ngjarje e madhe, andaj na ndiqni të shtunën pas orës 20:00.