Besnik Vranovci i kënaqur nga takimi me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu
January 17, 2018
0 comments
Share

 Besnik Vranovci i kënaqur nga takimi me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu

Njëri prej trajnerëve më të mirë në Kosovë në boks, Besnik Vranovci dhe ndihmësi i tij Fadil Varvara, të mërkurën (sot) është takuar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Nga ky takim Vranovci është shprehur shumë i kënaqur pasi Aliu me kujdes e ka dëgjuar për problemet që e kanë munduar këtë klub, si dhe për mbështetjen në të ardhmen.

“Takimi me kryetarin ka qen shumë domethënës për mua, sepse pres që Agim Aliu të na mbështet shumë në të ardhmen. Boksi është sport individual ku edhe po i arrijmë sukseset më të mëdha, besoj se më një mbështetje nga Komuna jonë ne do arrijmë shumë suksese që do të mburret edhe Kosova por edhe vendi ku jetojmë, pra Ferizaji. Kryetari na dëgjoj për hallet tona dhe na premtoj se nuk do të na le pa mbështetje, me çka edhe e falënderoi publikisht”, deklaroi Vranovci për portalin për sportë luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, agjencia jonë ka pasur rast nga afër të përcjell stërvitjet nga legjenda e boksit kosovar, Besnik Vranovci dhe mund të themi lirisht se me pak mbështetje ai do të bëjë që të mburret jo vetëm Ferizaj por edhe Kosova sepse kishte në klub shumë talent dhe persona që e donë sportin.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *