
Besnik Limani, lufton në vendlindje dhe pret mbështetje nga Zajazi
Kampioni i Evropës dhe botës, Besnik Limani i cili me prejardhje është nga fshati Zajas i Kërçovës, por që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë do të paraqitet në ringun kërçovar me 28 korrik. Ai për kundërshtar do ketë përfaqësuesin nga Bosnja e Hercegovina, Kenan Jahiç, i cili deri më tani ka 13 ndeshje, ku prej tyre 5 disfata. Njihet si një luftëtar i cili nuk dorëzohet lehtë dhe ashtu shpreson të jetë edhe për duelin me Besnikun. Nga ana tjetër, Besnik Limani pret përkrahje të madhe nga vendlindja e tij, posaçërisht nga Zajazi, sepse kjo do jetë përballja e tij e pare në Kërçova prej që ka filluar karrierën.
Tiketat tani më në shitje
Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).
Çmimet janë:
-në tribun 600den (apo 10€)
-në ring 1200den (apo 20€)