Besir Alili në pritje te drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport
June 6, 2018
0 comments
Share

Besir Alili në pritje te drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport

Pas medaljes së argjendtë të fituar në Kampionatin Europian për kadetë që u zhvillua në Shkup, Besir Alili, bashkë me seleksionuesin Sedat Baftiu, kryetarin e Federatës së mundjes të Maqedonisë, Betim Vrenezi dhe nënkryetarin Dejan Bogdanov, gjatë ditës së sotme u pritën nga ana e drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaeski.

Kaeski, mes tjerash e përgëzoj Alilin për këtë arritje të madhe, duke e uruar që këtë rezultat ta përsërit edhe në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Zagreb muajin e ardhshëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *