Besir Alili i argjendtë, Zulqufli Asani i bronztë në “Dinko Petrov”
April 1, 2017
0 comments
Share

Besir Alili i argjendtë, Zulqufli Asani i bronztë në “Dinko Petrov”

Në turneun prestigjioz të mundjes për fëmijë dhe kadetë, “Dinko Petrov”, i cili gjatë ditës së sotme u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë, sërish nuk munguan paraqitjet e mira dhe medaljet për përfaqësuesit e klubit tonë, me ç`rast ata, nën prirjen e trajnerit Lulzim Vrenezi, kthehen në shtëpi me dy medalje.
Një prej shpresave më të mëdha të klubit dhe Maqedonisë, për medalje në Kampionatin Europian për fëmijë që gjatë muajit maj do të mbahet në Beograd të Sërbisë, Besir Alili, sërish vazhdoi me paraqitjet e shkëlqyeshme, duke u plasuar edhe deri në finalen e kategorisë deri më 38 kg, ku megjithatë nuk ia doli dhe arriti të fitoj medaljen e argjendtë.
Medaljen tjetër dhe të dytën klubit tonë, ia solli shpresa tjetër te fëmijët, Zulqufli Asani, i cili garoi po në kategorinë deri më 38 kg, ku regjistroi fitore në finalen e vogël, duke ardhur kështu deri te medalja e bronztë.
Ndërkohë, në finalen e vogël të kategorisë deri më 85 kg te kadetët, nuk ia doli Uvejs Fejzullahu, duke humbur dhe duke u plasuar në pozitën e pestë. Nga ana tjetër, paraqitje të mira regjistruan edhe Muhamed Feruku, Ermal Ramani dhe Astrit Ismaili, por që nuk arritën të vijnë deri te sfidat të cilët sjellin medalje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *