Besim bëhu burrë, shtrëngoje… merre vendimin e madh e historik!
May 9, 2018
0 comments
Share

Besim bëhu burrë, shtrëngoje… merre vendimin e madh e historik!

Kemajl Goca

Opinion

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, bëri hapin e parë, nuk i dha leje Cërvena Zvezdës nga Beogradi që të futet në territorin e Republikës së Kosovës dhe të zhvilloi kinse ndeshje bamirëse me Graçanicën që nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës. Ky ishte hapi i parë, por që duhet të merret hapi tjetër i madh dhe të  ndalohen të gjitha aktivitetet ilegale në futboll të klubeve nga Serbia, që i zhvillojnë në veri të Mitrovicës.

Nuk duhet të kënaqet Vokrri e FFK me kaq, por të veprojnë në të gjitha drejtimet.   Sa për dijeni, javën që shkoi Shumadija e Kragujevci ka luajtur në Zubin Potok, dhe në javët tjera vjen edhe FAP nga Priboj, Smederava që të luajnë me KF Mokra Gorën dhe pastaj edhe Slloboda e Çaçakut me Trepçën fantome.

E dyta, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, bëhu burrë,  shtrëngoje… e marre vendimin e madh e historik, në koordinim me Ministrinë e Sportit, me të gjitha federatat tjera sportive, që t’i ndalojnë aktivitetet ilegale të klubeve nga Serbia në shtetin e Kosovës. Të merret vendim dhe të kërkohet nga Ministria e punëve të Brendshme e Kosovës që të ndalohen garat e Serbisë në tokën e Kosovës. Besim Hasani, duhet të merr vendimin si institucioni më i lart sportiv sepse nuk ka pse të frikësohet nga askush.

Besim Hasani ka qenë kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës në vitin 1996,  kur ka organizuar aktivitetet sportive të Republikës së Kosovës, kur dikujt nuk ia ka mbajt sa ishin këtu bandat, paramilitarët dhe milicia serbe.  Kur atëherë nuk ka pasur frikë, nuk e kuptoj pse sot nuk e thërret një tryezë me të gjitha federatat dhe të kërkojë menjëherë që të veprojnë.

Të protestojnë në mekanizmat më të lart të asociacioneve ndërkombëtare dhe të ndalohen aktivitetet ilegale serbe. Edhe UEFA, edhe FIFA, edhe FIBA Europe, FIBA, EHF, IHF, CEV, FIBV, sigurisht se janë pak a shumë në dijeni që Serbia zhvillon garat ilegale, por si të veprojnë, kur ne heshtim!  Klubet serbe që janë në Kosovë le të vijnë  garojnë nën ombrellën e shtetit tonë, si gjithë klubete tjera shqiptare. Si në futboll, si në basketboll, si në hendboll, si në volejboll etj. klubet nga Serbia vijnë sikur në bahçe të babës dhe luajnë në tokën e një shtetit tjetër.  Kjo është e patolerueshme!

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *