Bernardo Sopai djaloshi që kërkon vetëm suksesin
January 18, 2019
0 comments
Share

Bernardo Sopai djaloshi që kërkon vetëm suksesin

Një luftëtar i madh shqiptar i ringjeve po del në sipërfaqe në arenën botërore duke arritur vetëm suksese, bëhet fjalë për Bernardo Sopai, një djalosh i fuqishëm i cili me prejardhje është nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Athinë të Greqisë.

Ai me sport ka filluar nga fëmijëria dhe synimi i tij ka qen që një ditë të ngjitet në majat botërore. Ai tani më ka filluar të futet në sportin profesionist dhe në MMA ka 6 lufta prej tyre vetëm një humbje kurse në kikboks ka 5 lufta prej tyre 2 humbje.

Ndeshja e tij e ardhshme do të zhvillohet në Selanik edhe atë më 2 shkurt kur para vetës do të ketë një kundërshtar të fuqishëm grek, Michaildis, mirëpo kjo aspak nuk e frikëson shqiptarin përkundrazi ai thotë se ndihet i motivuar dhe do bëjë çmos që të arrij deri tek fitorja. Agjencioni për sporte luftarake “ArenaRing” javën tjetër do ju sjell edhe një interviste ekskluzive me këtë talent i cili është si bishë në ring, mirëpo me zemër të madhe jashtë saj.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *