Bernardin Jakaj përgatitet për duelin e dytë profesionist
September 26, 2017
0 comments
Share

Bernardin Jakaj përgatitet për duelin e dytë profesionist

Boksieri me prejardhje nga Gjakova, por që ushtron dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj më 25 nëntor në Austri do të ngjitet në ring. Për djaloshin 20 vjeçar kjo do jetë ndeshja e tij e dytë në boksin profesionist. Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se përgatitjet për këtë duel po i zhvillon në Wien.

“Ka tre javë që kam fillua më përgatitje intensive për këtë duel dhe të njëjta po i zhvilloi në Wien në klubin boxteam vienna. Këtu përveç se po punoj në aspektin tekniko taktik dhe fizik, kam edhe sparingje të mirë. Kundërshtarin ende nuk e di, por kushdo që më paraqitet unë do shkoj për fitore”, deklaroi Jakaj.

Ndryshe, kosovari është nën menaxhimin e kompanisë Sh&Sh Boxpromotion të vëllezërve Shpëtim dhe Shkëlqim Shala. Ndeshjen e parë në boksin profesionist ai e zhvilloi në Pejë, kur edhe mposhti me ndërprerje në raundin e tretë  maqedonasin Ice Trajkoski.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *